Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Enver Hoxhaj: Kushdo që i del përpara gazit amerikan për ta ndaluar, do të ketë pasoja tektonike

GD
Gazeta Demos4 qershor 2026 në 22:32
Enver Hoxhaj: Kushdo që i del përpara gazit amerikan për ta ndaluar, do të ketë pasoja tektonike

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se refuzimi i projektit të gazit amerikan nga Qeveria e Kosovës do të sjellë pasoja të rënda politike dhe strategjike për vendin.

Hoxhaj tha se kishte paralajmëruar më herët për këtë çështje në paraqitjet e tij publike.

“Unë kam bërë përpjekje të paralajmëroj, duke qenë mysafir në një emision, se qeveria e ka refuzuar një projekt të tillë. Kushdo që i del përpara gazit amerikan si projekt për ta ndaluar, do të ketë pasoja tektonike. Ky është një rirreshtim i madh i Perëndimit. Ka të bëjë me mënyrën se si e sheh Amerika Kosovën, Ballkanin dhe pozitën e saj në botë, për vijat ndarëse. Do të ketë pasoja fatale për fatin e qeverisë pas zgjedhjeve”, deklaroi Hoxhaj. Duke folur për zgjedhjet e 7 qershorit, ai tha se ato janë ndër më të rëndësishmet në historinë politike të Kosovës.

“Mendoj se zgjedhjet e 7 qershorit nuk kanë qenë të ngjashme asnjëherë me ndonjë palë zgjedhje që janë mbajtur në Kosovë. Do të ketë rirreshtim. Do të mbesim demokraci apo diktaturë. Siguria energjetike është projekti i parë për Kosovën”, u shpreh Hoxhaj në Klan Kosova.

Enver Hoxhaj

Më shumë nga Lajme

  • 17:32Nata e gjashtë e protestës në Prishtinë, këta janë personat që do të flasin
  • 17:15Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt për rastin, mbi bazën e fakteve dhe provave
  • 17:02Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
  • 16:53Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë
  • 16:40Kurti sfidohet nga studentet shqiptare në SHBA për mosreagimin e Gërvallës: Reagimi emocional ndaj saj u bën dëm liderëve të UÇK-së