Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili garon me numrin 109 për deputet, së bashku me bashkëpartiakët e tij, po vazhdon takimet në kuadër të fushatës zgjedhore.

Sonte Haxhiu u takua me përkrahësit në Shipol dhe Zhabar të Mitrovicës.

“Vendlindja e kryetarit Kadri Veseli, Mitrovica, do t’i prijë fitores së PDK-së më 7 qershor që ta përjetojë ndryshimin që i duhet Kosovës urgjentisht”, tha Haxhiu.