Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Endriti publikon një foto të Hashim Thaçit, çfarë po paralajmëron?

GD
Gazeta Demos22 gusht 2025 në 10:01
Endriti publikon një foto të Hashim Thaçit, çfarë po paralajmëron?

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të babait të tij në rrjetin social Instagram.

Në imazhin e shpërndarë, Thaçi shfaqet i ulur në një shpat mali, i qetë dhe i zhytur në peizazhin natyror përreth.

Publikimi i kësaj fotografie vjen në një moment të ndjeshëm, ndërsa Thaçi vazhdon të mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Fotografia është publikuar në një kohë kur Gjykata Speciale ka ndaluar vizitat për një grup prej 11 personash që më herët e kishin vizituar Thaçin në paraburgim. Sipas vendimit të fundit, ndalimi përfshin emra të njohur si Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi dhe Avni Kastrati, si dhe katër persona të tjerë, emrat e të cilëve janë redaktuar për shkak të konfidencialitetit.

Prokuroria e Specializuar ka pretenduar se gjatë këtyre vizitave janë zhvilluar komunikime të dyshimta, që mund të kenë pasur si qëllim transmetimin e udhëzimeve tek palët e treta, përfshirë dëshmitarë të çështjes.

Hashim Thaçi, së bashku me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, të pretenduara të kenë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Endrit Thaci

Më shumë nga Lajme

  • 17:54Kader Kiçaj ndjek nga afër ndeshjen e Kosovës me Izraelin, publikon fotografi nga “Fadil Vokrri”
  • 17:48Spiropali përjashtohet nga çdo funksion i PS-së
  • 17:47Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë
  • 17:44“A nuk e meritojnë ngritjen e pagave dhe pagën e 13-të?” – Sindikata e KEK-ut publikon pamje të punëtorëve në shi e të ftohtë
  • 17:32Shiroka Pula falënderon “Dardanët”, për emocionet në lojën me Izraelin