Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Endrit Binakaj, i mbijetuar i Masakrës së Belegut: Rrëfimet e të mbijetuarve mbeten dëshmi që nuk heshtin kurrë

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 19:29
Endrit Binakaj, i mbijetuar i Masakrës së Belegut: Rrëfimet e të mbijetuarve mbeten dëshmi që nuk heshtin kurrë

Nesër shënohen 27 vjet nga Masakra e Belegut, ku forcat policore dhe paramilitare serbe ekzekutuan 46 civilë shqiptarë në mars të vitit 1999.

I mbijetuari i kësaj masakre dhe autori i disa librave për luftën çlirimtare, Endrit Binakaj, ka rrëfyer për tmerrin që përjetuan banorët e fshatit atë kohë, duke theksuar se kujtimet e asaj dite mbeten të pashlyeshme.

Ai ka kujtuar rrëfimet tronditëse të të mbijetuarve, përfshirë edhe dëshminë e lokes së ndjerë Gjyke Vishaj, e cila kishte treguar momentin kur forcat serbe hynë në shtëpi dhe i detyruan të gjithë të dilnin jashtë, ndërsa nipin e saj 16-vjeçar, Faton Vishaj, ia morën nga duart.

Binakaj ka përmendur edhe dëshminë e Geotrim Vishajt, i cili në marsin e vitit 1999 ishte vetëm 9 vjeç, kur para syve të tij u ekzekutua babai i tij, Naim Vishaj, pasi forcat serbe kishin rrethuar shtëpinë dhe kishin nxjerrë burrat jashtë.

Rrëfimi i plotë:

Rrëfime që nuk heshtin kurrë

27 vjet nga Masakra e Belegut- në përkujtim e nderim për të gjithë të rënët për liri

Teksa ec nëpër rrugën kryesore të fshatit, befas të shfaqen skenat e kobshme të marsit 1999. Njerëz të vrarë në pragun e shtëpive që po digjeshin, qielli i nxirë fut, piskama e ofshamë dhimbjeje e tmerri.

Gjërsa e vazhdon ecjen deri tek vendi i krimit, ku ishin ekzekutuar 46 civilië shqiptarë, në sfond më shfaqej lokja Gjyke Vishaj, tashmë e ndjerë: Me zërin që po i dridhej nga dhimbja për nipin e zhdukur, lokja na e jep rrëfimin e saj shumë prekës: ”Qitu në shpi jemi kon plot katuneve Sllup, Hereq, Dranoc, kur kanë hy policia serbe n’dhomë. Na kanë bërtit: hajdi, hajdi dilni… Na kanë hi milicia mrena, na kanë rrethu me automata. Kom hi n’sob, iu kom thon japangjive: o delni krejt se na rrethun shkijet.” Lokja me vendosmëri kishte insistuar ta merrte nipin Fatonin: “Jom hi n’sob, e kom marrë djalin. Kur osht ardh milici tjetër, ja kom qit durt rreth qaf djalit, ai m’thojke :’Nanë, mos m’lsho.’ Ma morën djalin, iu thosha: mosni bre se i vogël osht. I ka pas vetëm 16 vjet. ”Natë e ditë nuk ka zaval ma t’madh se me ta marrë djalin prej dore e mos me pas çka me bo, me t’thon: ‘Oi nanë, mos m’lsho.” E rëndë kjo, e tmerrshme.

Rrugëtimi vazhdon duke ecur më tutje në shtëpinë ku u ekzekutuan Naim e Nezir Vishaj dhe Daut Aliçkaj, aty më shfaqet shoku im i gjeneratës, Geotrimi që atëbotë në marsin e vitit 1999, ishte veç 9 vjeç, kur para syve ia ekzekutuan babain- Naimin. Ai na rrëfeu kështu: “Më datë 29 mars 1999, në mëngjes, na kanë rrethuar shtëpinë menjëherë. Pas kësaj ka ardhë Daut Aliçkaj që kishte qenë i plagosur, duke na treguar që jemi të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Pastaj menjëherë kanë hyrë në mënyrë të dhunshme brenda shtëpisë ushtria çetnike serbe, duke bërtitur: kush është i zoti i shtëpisë, le të dal jashtë. Pas këtij urdhri, ka dalë axha im Nezir Vishaj. Me të dalur nga dera e shtëpisë, atë e qëlluan me plumb, duke e plagosur në pjesën e gojës. U shtri menjëherë për toke. Pas kësaj, nga shtëpia doli babi im Naimi, e që e morën serbet dhe e çuan në një si lloj shtëpie të vjetër brenda oborrit tonë. Aty kemi dëgjuar krisma dhe e morëm të sigurt se edhe ai u pushkatua. Në gjithë këtë tmerr të përjetuar, kukamat e fëmijëve dhe nënës loke, nuk kishin të ndalur… është thjeshtë ndonjëherë e pashpjegueshme”

Rrëfimet e dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve depërtuan edhe në Gjykatën e Hagës nga profesori Mehmet Mazrekaj, i mbijetuar i tmerrit të Belegut- i cili ndër të tjera na shpalosë tablon e plotë të krimit të kryer nga forcat serbe në masakrën e Belegut: “Përjetimet e mia janë të tmerrshme për Masakrën e Belegut, kur na kanë ndarë burrat dhe gratë në shtëpinë e Cen Danit (vendi ku janë ekzekutuar të vrarët në Masakrën e Belegut), na kanë marrë, na kanë futë në podrum, duke na plaçkitur dhe na kanë rrahur. Mua personalisht më kanë mbështetur për muri, krejt tytat e blindave i kam pasur të drejtuara nga unë, madje iu kam lutur të më vrasin, pasi që nuk mundja t’i duroja kukamat e nxënësve të mi dhe të nënave. Atë natë na kanë mbajtur në atë shtëpi në katin ë dytë, ndërsa në katin e parë kanë qenë të vendosura forcat paramilitare serbe. Përjetimi im i tmerrshëm është i të rinjve që i kanë ndalur aty.”

Profesori thekson: “Nën udhëheqjen e kriminelit Vukmir Mirçiqi me pseodonimin ‘Vula’, këtë e kam cek edhe në Hagë, policia serbe kanë bërë gjërat më kriminale mbi popullin tonë aty. Mua traktori më ka shpëtuar: ‘hajde, mi grah’ m’kan thanë, ndërsa të rinjtë dhe burrat tjerë kanë mbetë, aty i kanë ndaluar dhe i kanë pushkatuar.

Këto janë disa prej rrëfimeve që janë rrëfyër e shkruar në dy librat e mi për Masakrën e Belegut, duke përfshirë edhe rrëfimin tim personal në vetën e parë si fëmijë 9 vjeçar. Edhe pas 27 viteve dhembja e krenaria qëndrojnë pranë njëra- tjetrës, por është rënduese për familjet e të rënëve sidomos përvjetorët, ngase nga 46 të vrarët vetëm 12 janë identifikuar ndërsa 34 prej tyre mbesin ende të zhdukur.

Drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare i ka të faktuar tashmë me emra e mbiemra autorët e krimit, andaj së paku nga institucionet e Kosovës, presim ngritjen e aktakuzës për krimet e luftës (qoftë edhe gjykim në mungesë) sepse shteti serb për fatin e keq nuk i dorëzon kriminelët e vet.

Sot në këtë përvjetor nderojmë e kujtojmë përjetë të rënët në masakrën e Belegut.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!

Lavdi të rënëve në Masakrën e Belegut!

Këto rrëfime mbesin përgjithmonë dëshmi e testament për kohën, se liria nuk dhurohet asaj i vjen aromë gjaku e njomë.

Endrit BINAKAJ- (i mbijetuar i masakrës dhe autor i tre librave për luftën çlirimtare të viteve 1998-1999)

Të rënët në Masakrën e Belegut:

Në Masakrën e Belegut janë vrarë 46 civilë shqiptarë. Deri më tani, kur kanë kaluar 27 vjet nga momenti i këtij akti barbar i kryer nga forcat paramilitare serbe, janë të identifikuar këta persona:

Ndërsa, shumica e të rënëve në këtë masakër ende nuk janë gjetur. Dhe, ende nuk dihet se KU JANË:

Masaker

Më shumë nga Lajme

  • 18:58Sveçla për Luçiqin “non grata”: Nuk tolerojmë veprime apo deklarime kundër rendit tonë kushtetues
  • 18:54Gërvalla: Gjetjet e mbetjeve mortore dëshmojnë gjenocidin serb
  • 18:53Reshitaj u bën thirrje deputetëve të shkojnë në Kuvend: Nuk duam të bëhemi pjesë e shkeljeve kushtetuese
  • 18:48PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës
  • 18:46Raporti i AUV: Qumështi dhe jogurti VITA, 100% të pastra – as vaj palme e as qumësht pluhur