Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha vendet e BP ta kenë perspektivën për të hyrë në BE

GD
Gazeta Demos25 prill 2026 në 22:05
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha vendet e BP ta kenë perspektivën për të hyrë në BE

Emisari francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, është deklaruar rreth detyrës së tij, ku ka theksuar se kjo pozitë, të cilën ai e ka pak më shumë se dy vite, është krijuar me kërkesë të shtetit të Francës, ‘’për të promovuar pozicionin francez në rajonin e Ballkanit dhe për të mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor’’.

Troccaz, në deklarimin e tij, ka thënë se sfida kryesore për Francën, si dhe, për Evropën, në rajonin e Ballkanit është ”stabiliteti’’, dhe se, ky i fundit, arrihet për zgjerimit të BE’së në BP.

‘’Sfida kryesore për Francën dhe për Evropën në rajonin e Ballkanit është stabiliteti. Stabiliteti arrihet përmes zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Ky është një proces që ne e zhvillojmë së bashku me partnerët tanë evropianë, me fqinjët dhe miqtë tanë nga vendet e Ballkanit. Kjo është thelbi i punës sonë në këtë rajon’’, ka thënë ai.

Emisari francez, po ashtu, ka deklaruar se, disa shtete nga rajoni i Ballkanit janë me të avancuara, ndërsa disa më pak, porse, thekson ai, ‘’thelbësore’’ është që të gjithë të kenë perspektivë që t’i bashkohen BE’së.

‘’Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë një perspektivë evropiane që prej 23 vitesh, që nga viti 2003. Gjërat po përparojnë: disa vende janë më të avancuara, si Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa të tjera janë më pak të avancuara, por ne i mbështesim të gjitha. Thelbësore është që të gjitha vendet e Ballkanit të kenë perspektivën për t’u bashkuar një ditë me Bashkimin Evropian’’, ka deklaruar ai.

Në fund, Troccas, ka thënë edhe se, Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Francën.

‘’Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Francën, ashtu siç është i rëndësishëm edhe për Austrinë, e cila është fqinje me këto vende. Për këtë arsye, të dy vendet tona, Austria dhe Franca, bashkëpunojnë rregullisht – dhe ndoshta gjithnjë e më shumë – për Ballkanin Perëndimor. Ka çështjen e stabilitetit, të fqinjësisë dhe perspektivës evropiane që na motivon si në Paris ashtu edhe në Vjenë’’, ka përfunduar ai.

Franca

Më shumë nga Lajme

  • 08:12S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë
  • 08:01Temperaturat deri në 34°C, ky është parashikimi i motit
  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja