Emilja Rexhepi, deputete nga radhët e komunitetit boshnjak, e cila ka thënë se ka votë vetëm për Vetëvendosjen dhe askënd tjetër, është kapur nga kamera nëpër “skuta” të Kuvendit të Kosovës natën e shterrimit të afatit kushtetues duke biseduar me Igor Simiqin e Listës Serbe.
Pamjet qe ka xhiruarnGazeta Demos, Rexhepi shihet duke biseduar gjatë me Simiqin në fund të sallës.
Në seancën e parë konstitutive deputetit nga radhët e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqit, mediat i kapën mesazhe telefonike me A.K (supozohet, Albin Kurtin) ku i thotë se Lista Serbe do t’ua ofrojë katër vota për formim të qeverisë.