Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Elezi: Mbajtja edhe e një palë zgjedhjesh sfidë për KQZ-në, s’ka mjete të planifikuara për zgjedhje të parakohshme

GD
Gazeta Demos28 prill 2026 në 12:53
Elezi: Mbajtja edhe e një palë zgjedhjesh sfidë për KQZ-në, s’ka mjete të planifikuara për zgjedhje të parakohshme

Derisa kanë mbetur më pak se 24 orë afat për zgjedhjen e presidentit dhe në rast se nuk ndodh kjo vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare nga institucioni i cili e organizon procesin zgjedhor deklarojnë se mbajtja e një procesi të ri zgjedhor në një interval të shkurtër kohor pas zgjedhjeve të fundit përbën një sfidë të madhe. Madje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka as buxhet të ndarë për organizimin e zgjedhjeve të mundshme.

Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi thekson se KQZ-ja mbetet e obliguar të veprojë në përputhje me mandatin e saj kushtetues dhe ligjor, duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar mbarëvajtjen e çdo procesi.

Elezi ka bërë të ditur se për vitin 2026 nuk është planifikuar asnjë proces i rregullt zgjedhor, dhe për këtë arsye, në ndarjet buxhetore të këtij institucioni nuk janë përfshirë mjete për një proces të mundshëm të parakohshëm.

Sipas Elezit, nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, një nga hapat e parë që do të ndërmarrë KQZ-ja është hartimi i një plani buxhetor për organizimin e tyre, i cili do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim.

Elezi për KosovaPress ka treguar se sa mund t’i kushtojë Kosovës edhe një proces tjetër zgjedhor, i cili do të jetë i pesti brenda 16 muajve. E marta është dita e fundit e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri tash, partitë politike nuk kanë gjetur konsensus rreth një emri që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në procesin e votimit për president. Në seancën e së hënës u prezantuan si kandidate për deputete, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, ndërsa nga kandidimi u tërhoqën zëvendëskryministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku.

KQZValmir Elezi

Më shumë nga Lajme

  • 11:24Mësimi nis më 1 shtator, nuk priten greva
  • 10:56Aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim të 10 shtetasve të Egjiptit
  • 10:56SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
  • 10:55“Ky na qenka tranzicioni energjetik”, Hoti kritikon qeverinë: Eksportojmë thëngjill, importojmë rrymën
  • 10:22KUR MERITA KTHEHET NË ILUZION TË DIJES