Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Elezi (KQZ): Deri më tani aplikuan 10 subjekte politike me 64 kandidatë

GD
Gazeta Demos11 gusht 2025 në 09:49
Elezi (KQZ): Deri më tani aplikuan 10 subjekte politike me 64 kandidatë

Dhjetë subjekte politike, prej të cilave dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve.

“Deri më tani, 10 subjekte politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur, kanë aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet locale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë, prej të cilëve 5 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 59 për anëtarë të kuvendeve komunale”, njoftoi Elezi për EO.

Sipas tij, në mbledhjen e radhës, KQZ do të shqyrtojë rekomandimet e përgatitura nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike dhe do të marrë vendime të veçanta për secilin aplikim.

“Pasi ka pranuar këto aplikime, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka ndërmarrë hapat ligjorë për verifikimin e kandidatëve në bashkëpunim me institucionet e ndryshme shtetërore sipas përgjegjësive të tyre ligjore dhe ka përgatitur rekomandimet për certifikim. Në mbledhjen e radhës, KQZ do të shqyrtojë dhe do të marrë vendime të veçanta për secilin aplikim”, tha Elezi.

Sipas Elezit, subjektet politike kanë të drejtën e plotë të vendosin në cilat komuna do të marrin pjesë në zgjedhje dhe të përcaktojnë vetë nëse do të garojnë vetëm në zgjedhje për kryetar komune ose për Kuvend Komunal apo për të dyja njëkohësisht në një komunë të caktuar.

Më shumë nga Lajme

  • 11:05Incident i rëndë në Shkodër: I moshuari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital
  • 10:57Sulm ndaj policëve në Vushtrri, dy persona përfundojnë në mbajtje
  • 10:51Si u largua fshehurazi Trump nga Turqia, Washington Post publikon detaje të pazakonta
  • 10:36“Keni zgjedhur rrugën e gabuar”, ish-ministri i shkruan Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën
  • 10:19Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve