Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ekstradohet nga Kosova në Gjermani një i dyshuar, një i dënuar transferohet nga Hungaria

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 14:49
Ekstradohet nga Kosova në Gjermani një i dyshuar, një i dënuar transferohet nga Hungaria

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar një të dyshuar nga Kosova në Gjermani dhe ka transferuar një të dënuar nga Hungaria për në Kosovë.

Shtetasi gjerman kërkohej për “Kontrabandim me migrantë”.

“Me datën 22.01.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani shtetasi gjerman pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane, për përfshirje në veprën penale “kontrabanim me migrantë” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit Gjerman.”

Ndërsa kosovari ishte i dënuar për “Grabitje dhe privim të kundërligjshëm të lirisë”.

“Ndërsa me datë 22.01.2026 është transferuar nga Hungaria për në Kosovë shtetasi i Kosovës i dënuar në shtetin e Hungarisë, për veprën penale “Grabitje dhe Privim i kundërligjshëm i lirisë” i njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin Hungarez. Ekstradimi dhe Transferimi u realizuan nën masa të rrepta të sigurisë.”

“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 14:13Dogana zbulon produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera e tyre mbi 4000 euro
  • 13:46Një 34-vjeçar në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë
  • 13:26I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij
  • 13:21Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit
  • 13:21Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës