Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ekspozita me pasaktësi për masakrat, Shoqata e të Burgosurve kërkon hetim nga Prokuroria dhe AKI-ja

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 08:18
Ekspozita me pasaktësi për masakrat, Shoqata e të Burgosurve kërkon hetim nga Prokuroria dhe AKI-ja

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite publike të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar atë si shtrembërim të së vërtetës historike dhe përdhosje të së kaluarës.

Në reagimin publik, shoqata shpreh indinjatë për, siç thuhet, “inkriminimin edhe të viktimave të Masakrës së Dubravës”, duke theksuar se përmbajtje të tilla përbëjnë një ndërmarrje të papranueshme dhe të dëmshme.

Tutje, ata kërkojnë përgjegjësi institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin e kësaj përmbajtjeje, ndërsa u bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese – përfshirë Prokurorinë e Shtetit, departamentin për krime lufte dhe AKI-në – që të nisin hetimet dhe të identifikojnë autorët përgjegjës.

Në fund, Shoqata e të Burgosurve Politikë kërkon anulimin e menjëhershëm të ekspozitës dhe largimin e saj nga hapësirat publike.

Komunikata:

SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË E KOSOVËS

Prishtinë, 28 mars 2026

REAGIM PUBLIK

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës sonë të lavdisme e të dhimbshme, nga shtrembërimi i asaj të vërtete, ku inkriminimi edhe i viktimave tona në “Masakrën e Dubravës” paska gjetur edhe njëherë deren e hapur nga institucionet tona të lëna në mëshirën e tenderomanisë (në rastin aktual Kuvendi i Kosovës), regojmë me gjithë forcën tone morale.

Kërkojmë përgjegjësi institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin e kësaj përmbajtjeje skandaloze, të cilën me plot gojën mund ta quajmë ndrëmarrje kriminale.

Kërkojmë nga organet ligjzbatuese: Prokurorisë së Shtetit, departamentit për krime lufte dhe AKI-së, të fillojnë procedurën hetimore për të nxjerrur para ligjit dhe për të skeduar autorët.

Veprimet e tilla, që i vëjnë në kurriz popullit tonë, përmes shtermbërimit të historisë financuar e miratuar nga vet institucionet tona, nuk janë gjë tjetër veç se ujë në mullirin e Serbisë.

Recidiviteti i autorëve, nuk mund e nuk duhet të shihet skandal i ardhur nga kinse pakujdesia apo ndonjë gabim teknik i rrjedhur.

Në kohët tona kur “Lajmi i rremë” është bërë arma e përsosur e luftërave hibride, ky verpim i autorëve të ekspoozitës publike duhet të merr me seriozitet vëmendjen e organeve kopetente.

Heshtja e Kuvendit të Kosovës, edhe pas gjithë këtij shqetësimi publik që ka shkaktuar ky veprim skandaloz e armiqësor, lë shumë për të kupuar apatinë ku kanë përfunduar institucionet tona.

Me shpresen se thirrjet tona nuk do të bien në vesh të shurdhër: kërkojmë edhe anulimin e menjëhereshën të ekspozitës në fjalë dhe heqjen fizike nga shesh.

Masakra e Dubravës

Më shumë nga Lajme

  • 13:41Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 13:36Shtrenjtohen çmimet e disa linjave të autobusëve ndërurban
  • 13:30Djali i Idriz Rrecajt: E padrejtë që vrasjen e tij e lidhin me SHIK-un, ne përveç Serbisë, tjetër fajtor s’kemi pa
  • 13:14Çitaku në mbështetje të protestës së studentëve: Mos u ndalni, mbrapa na keni
  • 11:42Telefoni dhe një qese me narkotikë zbulohen në Qendren e ndalimit në Hajvali