Procesi zgjedhor në komunën e Gjakovës ka nxjerrë në pah një figurë të re politike, Edon Zenelin, kryetar i Rinisë Demokratike të Gjakovës dhe kandidat për asamblist nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Zeneli ka arritur të marrë mbi 500 vota preferenciale, duke u renditur si i riu më i votuar në mesin e të gjithë kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë.

Ky rezultat e shënon atë si njërën nga befasitë më të mëdha të këtyre zgjedhjeve lokale, ndërsa në të njëjtën kohë e bën përfaqësuesin më të ri të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës.