Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me vizitën në SHBA të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar mungesën e takimeve me zyrtarë të qeverisë amerikane si një sinjal shqetësues për të dyja shtetet.
Tahiri theksoi se Kosova po përballet me kriza të vazhdueshme politike, ndërsa për Shqipërinë ngriti shqetësime lidhur me korrupsionin.
Ajo kritikoi edhe fjalimin e Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke thënë se kryeministri shqiptar nuk foli për Kosovën dhe as për çështjen e ish-liderëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Sipas Tahirit, Shqipëria, përmes Ramës, kishte mundësinë që në OKB t’i jepte Kosovës një zë në arenën ndërkombëtare.
“Sa më e brishtë gjendja në shtet, aq më e brishtë diplomacia”, u shpreh Edita Tahiri, duke e konsideruar gjendjen aktuale në Kosovë dhe Shqipëri si shqetësuese për diplomacinë e të dyja vendeve.
Postimi i plotë:
ishin ne Amerike por nuk paten takime me qeverine amerikane - as Kurtin as Edi Ramen nuk i takuan qeveritaret amerikan, ky eshte nje alarm per kombin dhe dy shtetet tona. Arsyet dihen, Kosova ne kriza politike tash dy vjet e qe vazhdojne, ndersa Shqiperia ne pellgun e korrupsioneve te pandalshme. Ai qe pati mundesi te flase ne Asamblene e Pergjithshme ishte Rama sepse Shqiperia eshte anetare e OKB, mirepo fjalimi i tij u bojkotua nga te gjitha vendet anetare te OKB-se. Duke mos pasur cfare ti thote botes per Shqiperine, Rama iu foli per rendesine e inteligjences artificiale, nderkohe qe debati boteror hapur po shfaq shqetesimet se inteligjenca artificiale po e con boten drejt apokalipsit. Rama nuk foli as per Kosoven as per padrejtesine ndaj lidereve te UCK-se, se paku e kishim ndier se pati Kosova nje ze ne OKB. Sa ma e brisht gjendja ne shtet aq ma e brisht diplomacia - kjo u pa ne dyja rastet, edhe Kosova edhe Shqiperia jane ne kete gjendje, fatkeqesisht.