Edhe Komuna e Obiliqit po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas banorëve, fshati Breznicë ka mbetur pa rrymë për rreth dy orë, duke u zhytur plotësisht në terr.
Qytetarët shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim paraprak për këto ndërprerje. Banorët shprehen të shqetësuar, veçanërisht në prag të festave të fundvitit të përballen me këto telashe.
Reduktime kishte edhe në disa komuna tjera të Kosovës.
