Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E vrau burri në Austri, del autopsia e Zoja Oroshit: Tri plagë nga arma dhe shumë nga thika

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 13:34
E vrau burri në Austri, del autopsia e Zoja Oroshit: Tri plagë nga arma dhe shumë nga thika

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi të dielën në Austri, ku një 47-vjeçar nga Kosova, D.O, vrau ish-bashkëshorten e tij, Zoja Oroshi, 39-vjeçare.

Mediat austriake raportojnë se rezultatet paraprake të autopsisë tashmë kanë dalë, dhe në të cilat thuhet se gruaja kishte tre plagë nga arma e zjarrit dhe plagë “të panumërta” me thikë.

Kështu ka bërë të ditur Erich Habitzl, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Wiener Neustadt, të mërkurën.

Tutje sipas mediave austriake, plagët me thikë, me shumë gjasa të shkaktuara nga një kaçavidë, shkaktuan vdekjen e saj.

47-vjeçari nga Prizreni me banim në Austri, besohet se ka qëlluar me një pistoletë nëntë milimetrash drejt ish-gruas së tij. Të shtënat nuk ishin fatale, por plagët me thikë ishin, tha zëdhënësi. Pistoleta u konfiskua, derisa bëhet e ditur se i dyshuari besohet se e ka mbajtur armën në mënyrë të paligjshme.

Ish-çifti, i cili ka katër fëmijë të mitur, thuhet se kishte qenë duke u grindur. Krimi u krye të dielën e Pashkëve rreth orës 18:30 pasdite.

Zoja Oroshi u gjet në kopshtin e një ndërtese banimi, derisa burri 47-vjeçar ishte ai që kontaktoi vetë policinë dhe u arrestuar. Sipas prokurorisë, burri pranoi vrasjen e gruas 39-vjeçare.

Familjarët pohuan se një gjë të tillë nuk e kanë pritur, pasi familjarja dhe ish-bashkëshorti i saj kanë qenë të divorcuar tash e shtatë vjet. Madje, sipas familjarëve, e ndjera nuk ua kishte përmendur ndonjë problem me ish-burrin.

Austri

Më shumë nga Lajme

  • 08:25Sot bëhen 28 vite që prej vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi
  • 08:25Arifi: Rusia, Serbia e të gjitha vendet që kanë “problem” me shtetin e Kosovës, do ta përdorin aktgjykimin e Speciales
  • 08:24‘’Jo në emrin tim’’, sonte nata e 6-të e protestës
  • 08:14A mund të goditet pavarësia e Kosovës pas vendimit në Hagë? Hoxhaj: Caku i radhës do të jetë shteti i Kosovës
  • 08:14Studentët marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales