Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E rëndë në Rahovec: Dy persona gjenden pa shenja jete në një shtëpi

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 08:15
E rëndë në Rahovec: Dy persona gjenden pa shenja jete në një shtëpi

Një ngjarje e rëndë është raportuar më 4 shkurt 2026 në Rahovec, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Hamza”.

Rasti është paraqitur rreth orës 08:30 në Stacionin Policor në Rahovec nga një familjar, i cili ka njoftuar se gjatë vizitës tek kushëriri i tij, i cili jetonte i vetëm, i ka gjetur të shtrirë pa shenja jete dy persona: H. M. rreth 86 vjeç dhe J.M. rreth 64 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e të dy viktimave.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit dhe Prokurorin kujdestar për krime të rënda, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa është urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Trupat janë transportuar drejt IML-së në Prishtinë, ndërsa rasti për hetime të mëtejshme i është dorëzuar Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të DRP Gjakovë.

Hetimet janë në vazhdim

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 16:52Shtetasi i huaj deshi të investojë 500 mijë euro, arrestohet kosovari për keqpërdorim të tyre
  • 16:41Kuvendi njofton për seancën e nesërme, ky është rendi i ditës
  • 16:39Pacolli njofton dërgimin e tri lëndëve në Prokurori, ja për çfarë dyshohet
  • 16:37“U intervisua për hetimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare” – Prokuroria Speciale jep detaje pas intervistimit të Liburn Aliut
  • 16:34Grabitja e argjendarisë në Kamëz, policia vihet në ndjekje të dy të dyshuarve