Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E rëndë në Itali: 4-vjeçarja mbytet në pishinën e një hoteli, nisin hetimet ndaj babait

GD
Gazeta Demos19 korrik 2026 në 17:38
E rëndë në Itali: 4-vjeçarja mbytet në pishinën e një hoteli, nisin hetimet ndaj babait

Një tragjedi e rëndë ka tronditur pushuesit në Milano Marittima, në bregdetin e Ravenës në Itali, ku një vajzë 4-vjeçare nga Austria humbi jetën pasi u mbyt në pishinën e një hoteli.

Babai i vogëlushes është vendosur nën hetim nga Prokuroria e Ravenës me dyshimin për braktisje të një fëmije.

Sipas hetimeve paraprake të kryera nga karabinierët, ai i kishte kërkuar vajzës së tij të priste në një zonë mes këndit të lojërave dhe pishinës, ndërsa vetë ishte larguar për pak kohë, dyshohet për të marrë diçka në dhomë.

Kur u kthye, situata ishte bërë tragjike dhe përpjekjet për të shpëtuar vogëlushen nuk sollën rezultat, raporton Top Channel.

Pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit kanë ndihmuar hetuesit të rindërtojnë ngjarjen. Sipas të dhënave të publikuara, videoja tregon vogëlushen duke ecur e vetme drejt pishinës, ndërsa më pas ajo zhduket nga pamja në një zonë më të errët.

Nga pamjet dyshohet se Magdalena ka qëndruar në ujë për rreth 7-8 minuta përpara se të vërehej nga personat përreth.

Një mjek, i cili ndodhej në zonën e hotelit, është parë duke dalë dhe duke tentuar t’i japë ndihmën e parë vajzës, ndërsa babai mbërriti pak më vonë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, dy fëmijë të vegjël ishin të parët që vunë re se diçka nuk shkonte. Ata panë portat e pishinës të hapura, hynë brenda dhe vunë re diçka që lëvizte në ujë. Më pas ata dhanë alarmin duke njoftuar personat përreth.

Familja austriake ndodhej në rivierën italiane për pushime dhe kishte planifikuar të kthehej në Austri të dielën, më 19 korrik. Magdalena ishte me prindërit dhe dy motrat e saj më të mëdha.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu kushtet e sigurisë në zonën e pishinës. Sipas informacionit paraprak, në momentin e mbytjes, rreth orës 14:00, nuk kishte shërbim roje shpëtimi, ndërsa hyrja e pishinës ishte e hapur.

Prokuroria ka nisur një procedim ku po shqyrtohet edhe hipoteza e vrasjes nga pakujdesia. Një autopsi pritet të kryhet në ditët në vijim për të përcaktuar më saktë shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, pishina e hotelit është sekuestruar me urdhër të prokurorisë pas një inspektimi në vendngjarje që zgjati më shumë se dy orë.

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së
  • 17:15Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Vlora Çitaku i kërkon Hagës që ta publikojë aktgjykimin e plotë e pa asnjë redaktim
  • 17:06Veteranët pritet të protestojnë sërish javën e ardhshme, insistojnë në shkarkimin e Gërvallës
  • 16:32Rama niset drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
  • 16:25Këta raportohet se janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë