Aktivisti i njohur, shqiptaro-amerikani Harry Bajraktari, po lobon për t’ia zënë vendin Presidentes Vjosa Osmani, ndonëse publikisht i dha përkrahje edhe për një mandat.
“Interaktiv Talks” në Reporteri.net ka marrë vesh nga burime të ndryshme të pavarura në Washington DC dhe New York, se Bajraktari po lobon që ai të jetë president.
Gazetari Xhemajl Rexha raporton se Bajraktari po shpreson që Vetëvendosja nuk do ta nominojë Osmanin për Presidente, dhe se po lobon me kongresistë të shumtë që merren me Kosovën në ShBA, një ndër ta Richie Torres, për këtë pozitë.
Bajraktari e sheh veten si kandidat konsensual i Kosovës. Më së shumti ai është i lidhur me AAK’në, me vëllezërit Haradinaj, i cili është përkrahës publik i tyre.
Bajraktari ka raporte të mira me individë të të gjitha partive politike.

