Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim, ku viktima është një vajzë e mitur nga Maqedonia e Veriut.
I dyshuari, shtetas i Kosovës, është ndaluar dhe më pas intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të prokurorit të shtetit, atij i është caktuar masa e mbajtjes.
Rasti po trajtohet nga njësitë përkatëse hetimore, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditura më shumë detaje, për të mbrojtur identitetin e viktimës dhe për të ruajtur integritetin e hetimeve.