Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E konfirmon Prokuroria Speciale: Kemi kërkuar nga SPAK-ut të hetojë pasurinë e 89 kosovarëve në Shqipëri

GD
Gazeta Demos26 dhjetor 2025 në 14:52
E konfirmon Prokuroria Speciale: Kemi kërkuar nga SPAK-ut të hetojë pasurinë e 89 kosovarëve në Shqipëri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka parashtruar kërkesë te Prokuroria e Posaçme në Shqipëri, SPAK, për të nisur hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 kosovarëve.

Siç u raportua dje, kjo pas dyshimeve se mund të krijuar mbi të ardhura kriminale.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se ka parashtruar kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare pranë autoriteteve të drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, për ndihmë në identifikimin e pasurive për të pandehurit që janë subjekt hetimi.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale ju konfirmon se ka parashtruar kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare pranë autoriteteve të drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, për ndihmë në identifikimin e pasurive për të pandehurit që janë subjekt hetimi”, kanë thënë nga Prokuroria Speciale në një përgjigje për Reporteri.

Kërkesa e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është miratuar nga Gjykata e Posaçme, që i ka dhënë dritë jeshile SPAK të kryejë hetime për llogari të palës kosovare.

Siç raportoi dje mediumi shqiptar A2Cnn, SPAK po heton 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim të parave. Sipas raportimit, të gjithë janë identifikuar për shkak të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë.

Në filtër janë jo vetëm, pasuritë e tyre, por edhe të 58personave të tjerë, familjarë të tyre, në emër të të cilëve mund të jenë regjistruar pasuritë e paligjshme.

Në zbatim të kërkesës së drejtësisë kosovare, SPAK do të gjurmojë jo vetëm pasuritë e mundshme të patundshme të tyre, por edhe nëse kanë hapur llogari bankare në banka të nivelit të dytë në Shqipëri.

Më shumë nga Lajme

  • 22:16Kurti nga Amerika: Qeveria do të ndihmojë me të gjitha mjetet korrigjimin e verdiktit të Hagës
  • 22:08Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 21:49Zulfaj: Normalizimi me Serbinë do të vijë kur Serbia të bëhet një vend normal
  • 21:37Musliu: Populli po e bën të veten, tash është radha e shtetit
  • 21:24Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet protestës në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së