Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E konfirmon POLICIA: Vdes njëri nga të lënduarit pas rrëzimit të vinçit

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 17:46
E konfirmon POLICIA: Vdes njëri nga të lënduarit pas rrëzimit të vinçit

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëzimi i një vinçi në një punishte ndërtimi në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë.

Fillimisht ishte raportuar se nga ky incident kishin mbetur të lënduar dy persona, ndërsa njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Aktualisht, njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka shtuar Pllana.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 13:23"S'i nënshtrohem...", a u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin, flet Dardan Krasniqi
  • 13:17A mund ta përmbys Apeli vendimin në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, flet avokati britanik
  • 12:55FSK avancon kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve ‘HMMWV’ me mbështetjen amerikane
  • 12:40Pas vendimit të Speciales, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot në orën 15:00 mban konferencë të jashtëzakonshme
  • 12:33Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar