Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A mund ta përmbys Apeli vendimin në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, flet avokati britanik

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 13:17
A mund ta përmbys Apeli vendimin në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, flet avokati britanik

Avokati britanik Toby Cadman ka komentuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Cadman, i cili ka përfaqësuar më herët Nasim Haradinajn dhe njeh mënyrën e funksionimit të Speciales, i cilësoi dënimet, veçanërisht ato prej 25 vitesh për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, si “shumë zhgënjyese”.

Sa i përket procesit të apelit, Cadman vlerësoi se mbrojtja duhet të fokusohet te mënyra se si janë trajtuar deklarimet e dëshmitarëve të mbrojtjes, duke thënë se kjo mund të argumentohet për të kërkuar rrëzimin e aktgjykimeve.

“Sa i përket apelit, mendoj që duhet të argumentohet shpërfillja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes. Dëshmitë e mbrojtjes janë shpërfillur plotësisht dhe kjo duhet të argumentohet fuqishëm në apel dhe potencialisht të çojë në rrëzimin e aktgjykimeve. Si avokat, kam gjithmonë shpresë dhe besim në institucionet gjyqësore. Një nga gjërat që mezi pres”, tha Toby Cadman.

Sipas tij, fakti që procesi ka ndjekur penalisht vetëm njërën palë të konfliktit ndikon në legjitimitetin e institucionit, ndërsa theksoi se Specialja është një tribunal ndërkombëtar në çdo aspekt, përveç emrit.

“Reagimi im i parë ishte se kjo ishte një formë e pritshme, por është shumë zhgënjyese, sidomos shkalla e lartë e dënimit. Është kohëzgjatje shumë e madhe e dënimit, sidomos për Thaçin dhe Krasniqin, që u dënuan me 25 vjet. Kur një proces është ngritur për të ndjekur penalisht vetëm njërën palë të konfliktit, veçanërisht palën që ka vuajtur më së shumti, kjo ndikon në legjitimitetin e institucionit. Mendoj se një shqetësim tjetër është që vendimi jepet në emër të popullit të Kosovës. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh dhe po shohim lëvizje me sloganin ‘Jo në emrin tim’. Është e vështirë që kjo të barazohet me një gjykatë të Kosovës. Ky është një tribunal ndërkombëtar në çdo aspekt, përveç emrit”, tha Cadman.

Sa i përket hapave të mëtejshëm, Cadman tha se ndryshimi i ligjit për Specialen do të ishte i vështirë për shkak të presionit ndërkombëtar, ndërsa përmendi mundësinë që procedurat e apelit të zhvillohen në Kosovë. Ai argumentoi se ligji nuk e përjashton një mundësi të tillë dhe se do të ishte e preferueshme që proceset të zhvilloheshin në vendin ku kanë ndodhur ngjarjet.

“Kemi parë deklarata të shumta për ndryshimin e Speciales dhe mendoj për amendimin e ligjit, por mendoj se është shumë e vështirë që tani të ketë ndryshime. Një nga kritikat kryesore buron nga fakti se Specialja nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, nuk ka koordinim me ministritë apo institucionet e Kosovës. Nëse shohim përpjekjet për reformën para disa vitesh, kishte një lëvizje në Kuvend për ta shqyrtuar institucionin dhe për të parë mundësinë për reformimin e ligjit. Autoritetet e Kosovës nuk kishin kompetencë për të bërë ndryshime dhe ndërkombëtarët ishin kritikë ndaj çdo përpjekjeje për të ndryshuar këtë proces. Mendoj se edhe tani do të ishte i njëjti presion nga BE-ja dhe SHBA-ja. Vetëm BE-ja do të kishte autoritet për ta bërë. Marrëveshja e shtetit pritës është një marrëveshje ndërkombëtare. Ajo ka një klauzolë ku Kosova potencialisht mund ta paraqesë një kërkesë në arbitrazh. Potencialisht është diçka që mund të konsiderohet tani nga autoritetet shtetërore.

Si marrëveshje ndërkombëtare, është mes Kosovës dhe Holandës, që ka të bëjë me shtetin pritës. Me faktin që institucioni ndodhet në Hagë, jashtë Kosovës, janë bërë komente që procedurat e apelit të bëhen në Kosovë. Aktualisht nuk ka asgjë që e ndalon këtë, sepse ligji thotë se selia është në Kosovë dhe diku tjetër; ai nuk thotë se procedurat nuk mund të zhvillohen dhe të mbahen në Kosovë. Edhe unë kam thënë që është e preferueshme që kjo gjë të bëhet në vendin ku kanë ndodhur ngjarjet. Kosova, në të vërtetë, nuk ka ndonjë fuqi për t’i kërkuar institucionit dhe BE-së, por ama nuk ka asgjë që ta pengojë zhvillimin e seancave në Kosovë. Unë e kam mbështetur këtë edhe për arsyen se gjykata nuk ka qasje nga populli i Kosovës”, tha ai. /Euronews

ish-krerëveuçk-sëavokati

Të ngjashme

Mbushet Mannheimi me shqiptarë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Mbushet Mannheimi me shqiptarë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

18:51
Avokati i Thaçit: Gjykata ishte politike, kurrë në karrierën time nuk kam parë një proces të tillë

Avokati i Thaçit: Gjykata ishte politike, kurrë në karrierën time nuk kam parë një proces të tillë

21:29
“Deklarata fyese dhe denigrues kundër UÇK-së, nuk duhet me qenë ministre” – Buja i ashpër me Gërvallen

“Deklarata fyese dhe denigrues kundër UÇK-së, nuk duhet me qenë ministre” – Buja i ashpër me Gërvallen

19:19
Grabovci viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: “Me këto familje ishim bashkë në të kaluarën, jemi sot dhe gjithmonë do të jemi”

Grabovci viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: “Me këto familje ishim bashkë në të kaluarën, jemi sot dhe gjithmonë do të jemi”

19:08

Më shumë nga Lajme

  • 13:45Komisioni Evropian komenton nismën e PDK-së: Mbështetja jonë për Specialen është e qëndrueshme, gjykata jep drejtësi të paanshme
  • 13:45Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së
  • 13:41Pjetër Shala ngre alarmin se iu shkelën të drejtat nga Specialja, dorëzon ankesë në Kushtetuese
  • 13:28Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë
  • 13:23"S'i nënshtrohem...", a u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin, flet Dardan Krasniqi