Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“E ka sulmuar UÇK-në, e ka kallë Parlamentin”, Haradinaj vë në dyshim premtimin që Kurti e dha dje

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 13:36
“E ka sulmuar UÇK-në, e ka kallë Parlamentin”, Haradinaj vë në dyshim premtimin që Kurti e dha dje

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili në shpalosjen e programit të VV-së për zgjedhjet e 7 qershorit, premtoi mbështetje institucionale për kategoritë e dala nga lufta.

Në një prononcim për Klankosova.tv, Haradinaj tha se si deklaratë duket e mirë, megjithatë këtë premtim, ai e llogarit si fushatë pasi, siç tha, nuk i besohet një njeriu që e ka sulmuar UÇK-në.

“Si deklaratë duket e mirë dhe e mirëpret çdokush. Por, sa i besohet një njeriu që e ka sulmuar UÇK-në, ka rrahur policë, e ka kall Parlamentin? I njëjti që gjashtë vjet i ka injoruar kategoritë e dala nga lufta. Nuk e di sa bindëse do të jetë për ata që e dëgjojnë. Unë e llogaris fushatë”, tha ai për Klankosova.tv. Ndër të tjera, Haradinaj tha se në gjashtë vjet, Qeveria Kurti nuk ka realizuar asnjë zotim ndaj kategorive të dala nga lufta, madje, sipas tij, kryeministri në detyrë, ka arritur të demonizojë veteranët, luftëtarët e lirisë dhe vlerat më sublime që duhet t’i ketë një popull.

“Çka ka arrit me realizu ai është demonizimi i veteranëve, demonizimi i luftëtarëve të lirisë dhe demonizimi i vlerave më sublime që një popull duhet t’i ketë”, u shpreh ish-luftëtari i UÇK-së.

Nasim Haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Një person me probleme shëndetësore u shkakton lëndime dy familjarëve, arrestohet nga policia
  • 23:34Vdes një i mitur në Rahovec, policia nis hetimet
  • 23:12Motra e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas humbjes së rëndë
  • 22:16Momenti i arrestimit të dy personave që sulmuan kapitenin Besart Ahmeti
  • 22:1480-vjeçari nga Ferizaj humbi gjurmët në Tiranë, kërkohet ndihma e qytetarëve