Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“E humba punën”, mërgimtari i bie pishman që kërcënoi Alaudin Hamitin: Kërkoj falje, për çfarëdo që ka jam në gjendje me ardh prej atjehit

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 15:25
“E humba punën”, mërgimtari i bie pishman që kërcënoi Alaudin Hamitin: Kërkoj falje, për çfarëdo që ka jam në gjendje me ardh prej atjehit

Sipas aktgjykimit të cilin e ka siguruar Klani, i akuzuari i cili punon dhe jeton në Itali, më 26 nëntor të vitit 2024, përmes rrjetit social Facebook dhe mesazheve zanore, kishte dërguar kërcënime ndaj prezantuesit, duke i shkaktuar atij ndjenjë frike dhe pasigurie.

Në dokumentin gjyqësor, thuhet se kërcënimet janë bërë me fjalë serioze dhe fyese, ndërsa gjykata ka vlerësuar se veprimet e të akuzuar përbëjnë elementet e veprës penale të kanosjes sipas Kodit Penal të Kosovës.

Më 26 nëntor të vitit të lartpërmendur, Berisha i shkroi Hamitit në Facebook, duke i thënë: “Edi, (ish-banor i BBVK-së) është nipi jem, atë fjalë që ja ka thënë Alaudini, besom ka me pagu me jetë si dhe pe rrit at tone ka me honger plumin shpejt”.

Për këtë rast, gjykata e dënoi Liman Berishën, i lindur në Carralevë të Malishevës, me gjobë prej 2500 eurosh, e cila duhej të paguhej me dy këste.

Për kërcënimet ndaj moderatorit të njohur, Liman Berisha u ndje pishman. Brenda gjykatës, ai përgjërohej për dënim më të butë.

Ai tha: “Ndihem fajtor dhe shprehi pendesë për këtë që kam thënë, unë prej atij incizimi nuk kam pasur kurrfarë të keqe me Alaudinin, kjo është hera e parë që po gjykohem dhe premtoj 100 për qind se nuk do të kryej vepër tjetër dhe Alaudin Hamitit i kërkoj falje publike dhe familjes së tij”.

“Unë jetoj jashtë dhe kam humbur punën për çfarëdo që ka jam në gjendje me ardh prej atjehit edhe një herë kërkoi falje”.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e prezantuesit, Blinera Osmani, lidhur me pranimin e fajësisë nga i akuzuari kishte deklaruar se si pasojë e kërcënimit serioz, klienti i tij kishte pësuar ndjenjë të pasigurisë së vazhdueshme dhe se kanosja ka ndikuar në jetën e tij duke ia kufizuar edhe lëvizjet e përditshme.

“Kjo gjendje ka çrregulluar jetën e tij të përditshme dhe aktivitetin e tij ditor, duke bërë që i njëjti të jetojë në gjendje pasigurie për veten dhe familjen e tij”, deklaroi Osmani.

Këtij deklarimi i ka qëndruar mbrapa edhe vetë i dëmtuari, pra Alaudin Hamiti.

“Pse ka ndodh kërcënimi kur as nuk e njoh dhe as kërcënuar askënd”, kishte theksuar moderatori.

Alaudin Hamiti

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Pak orë para verdiktit në Hagë, veriu është i qetë
  • 23:23Çlirim Haziri: Do ta presim gjithë natën në shesh vendimin që përcakton fatin e Kosovës
  • 23:16​Shpërndahen qytetarët që ishin grumbulluar pranë Gjykatës në Hagë
  • 23:10Parashikimi i motit për nesër, 16 shtator
  • 23:02Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë