Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mëngjesin e sotëm ka zbarkuar në veri të vendit, më saktësisht në Zubin Potok, duke iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për zhdukjen e mërgimtarit 33-vjeçar nga Suedia, i cili pasi u hodh nga ura në Liqenin e Ujmanit , raporton GazetaDemos.
FSK në këtë operacion është duke u shoqëruar me ekipet e KFOR-it, ekipet e Policisë së Kosovës dhe me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.