Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Dyshohet se sulmoi dhe kanosi disa të rinj, arrestohet polici në Gjilan

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 18:27
Dyshohet se sulmoi dhe kanosi disa të rinj, arrestohet polici në Gjilan

Një zyrtar policor është arrestuar të mërkurën në Gjilan nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “sulm”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”.

Sipas IPK-së, rasti ka ndodhur më 13 gusht 2026, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, ku zyrtari policor, i cili në atë kohë ishte jashtë detyrës zyrtare, dyshohet se është përfshirë në një mosmarrëveshje me disa të rinj.

“Hetuesit e IPK-së disa ditë më herët janë njoftuar përmes një ankese në zyrën rajonale të IPK-së në Gjilan lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor, sa ishte jashtë detyrës zyrtare, kishte kryer veprime të kundërligjshme”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit.

Pas pranimit të ankesës, IPK-ja, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Hetuesit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, njofton IPK-ja.

Pas veprimeve fillestare hetimore, zyrtari policor është arrestuar të mërkurën. Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, IPK-ja ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtarit policor deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

Hetimet për rastin do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim dhe konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

gjilanpolicordyshohet

Të ngjashme

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, dyshohet se ofroi 10 euro ryshfet policisë

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, dyshohet se ofroi 10 euro ryshfet policisë

09:38

Më shumë nga Lajme

  • 16:50Sulmi ndaj Edit, Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Joz Markut
  • 16:43Vazhdon aksioni për kontrollimin e peshës së bukës nëpër furra
  • 16:13MINT-i ndalon përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet e naftës
  • 16:13Haxhiu në takim përfaqësuesin e ri të BE-së: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian
  • 15:54Deklarohet Kryeprokurori i Shtetit: Drejtësia për krimet në Prekaz mbetet misioni ynë