Njësitet Speciale dhe ekipet e EULEX-it kanë zbarkuar në një lokacionin në Zubin Potok, ku dyshohet për varrezë masive.
Deri më tani, nuk dihen detaje tjera, teksa Policia e Kosovës së fundmi ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar të përfshirë në krime ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
Sipas njoftimit policor, arrestimi është kryer në Zubin Potok, ndërsa të dyshuarit, dy meshkuj kosovarë, dyshohet se gjatë periudhës së luftës kanë kryer veprime kriminale ndaj civilëve shqiptarë, ku si pasojë janë vrarë 23 persona.
