Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dyshohet për tentim vrasje dhe grabitje, Policia: Ekstradohet i dyshuari nga Gjermania për në Kosovë

GD
Gazeta Demos11 qershor 2026 në 17:10
Dyshohet për tentim vrasje dhe grabitje, Policia: Ekstradohet i dyshuari nga Gjermania për në Kosovë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është ekstraduar nga Gjermani për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar.

I dyshuari RR.M, ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it për veprën penale “Vrasje në tentativë dhe Grabitje” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

‘‘I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat e tjera ligjore’’, thuhet në reagim mes tjerash.

Postimi:

Ekstradohet nga Gjermani për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më datën 11. 06. 2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar RR.M. nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë dhe Grabitje” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.

I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Më shumë nga Lajme

  • 22:59Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg: Do t’i takojë edhe të tjerët
  • 22:50Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave
  • 22:48Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve
  • 22:48Arrestohet babai i Meghan Markle, akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë
  • 22:33Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë