E tërë ndërtesa është djegur në Tiranë pas përfshirjes nga zjarri pasditen e sotme. Nga kjo ngjarje shtatë persona janë asfiksuar mes tyre dy zjarrfikës. Menjëherë pasi zjarri përfshiu ndërtesën filloi evakuimi i banorëve derisa personat e moshuar janë ndihmuar të largohen nga ndërtesa.
Në vendin e ngjarjes përveç zjarrfikësve, shuarjen e flakëve po e ndihmojnë edhe 2 helikopterë, raporton Top Channel.
Përveç ekipeve të shpëtimit, atje doli edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari.
