Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë në rrugën e KFOR-it, në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se mjeku kujdestar në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tyre.

“Sipas njoftimit, sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohet se janë pa shenja jete. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Demos se dyshohet për dy viktima dhe se Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke u nisur për në vendngjarje.