Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy vendvotime ende të panumëruara në Mitrovicë të Jugut

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 08:03
Dy vendvotime ende të panumëruara në Mitrovicë të Jugut

Derisa në 17 nga 18 komunat që ishin në balotazh mbrëmë përfundoi procesi i numërimit të votave, por në Mitrovicë të Jugut ky proces ngeci.

Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, u pa se kanë mbetur edhe dy vendvotime pa u procesuar.

Për këtë çështje foli në konferencë për media edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili nuk tregoi arsyen e kësaj ngecjeje në Mitrovicën e Jugut.

“Në Mitrovicën e Jugut, Faton Peci me 53,53%, Arian Tahiri 46,47%. Një informacion lidhur me Mitrovicën e Jugut, nuk janë futur ende edhe dy vendvotime, të cilat do të azhurnohen më vonë në platformë”, tha Radoniqi.

Edhe në mëngesin e sotëm, ende nuk është publikuar rezultati nga numërimi i të gjitha vendvotimeve.

Në bazë të shifrave të publikuara nga KQZ, deri më tani janë procesuar votat e 32,770 qytetarëve, apo 98,10%, ndërsa kanë mbetur edhe 1010 vota pa u numëruar.

Megjithatë, rezultati për sa i përket fituesit nuk pritet të ndryshojë pasi diferenca mes kandidatëve është 2314 vota.

Më shumë nga Lajme

  • 09:51Ardian Gjini- VV’së: Nëse doni, shkojmë në zgjedhje – mos u frikësoni
  • 09:36Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur
  • 09:22Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi ishte i dehur e çon vetë në spital
  • 09:15Gërxhaliu: Ukraina edhe në luftë eksporton mbi 40 miliardë dollarë, Kosova në mjerim ekonomik
  • 09:05Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës