Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy vëllezërit e akuzuar për sulmin në Ibër Lepenc po hetohen edhe për vrasje në Pejë

GD
Gazeta Demos16 shkurt 2026 në 21:15
Dy vëllezërit e akuzuar për sulmin në Ibër Lepenc po hetohen edhe për vrasje në Pejë

Dy vëllezërit e akuzuar në rastin e sulmit terrorist në Ibër Lepencit, janë duke u hetuar edhe për vrasje, të kryer në rajonin e Pejës. Kjo është bërë e ditur në seancën fillestare, ku ata u deklaruan si të pafajshëm për sulmin e kryer në Varagë, nëntorin e vitit 2024.

Përkundër provave të forta që i lidhin me një prej akteve më të rënda terroriste të kryera në vendin tonë, tre të akuzuarit për rastin “Ibër Lepenci” thanë se nuk ndihen fajtorë.

Ata u deklaruan në seancën fillestare, që u mbajt pas një kërkese të rrëzuar të mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu. Deklarimet e tyre, erdhën pasi Kodraliu lexoi aktakuzën, për veprat “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, “Kryerja e veprës terroriste” dhe atë të spiunazhit.

”Dëshiroj të deklaroj se nuk ndihem fajtor për veprën penale, e cila më vihet barrë”, ka thënë i akuzuari Igor Dimoviq.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, ua rikujtoi atyre periudhën 30 ditore për kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Por në seancë, u kuptua edhe një tjetër çështje: që të dy vëllezërit Viqentijeviqit, janë duke u hetuar edhe për vrasje nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe këtë e bënë të ditur derisa u konfirmuan të dhënat e tyre personale.

Përkundër që për rastin në fjalë nuk ka ende aktakuzë, Nebojsha Vllajiq, avokati i Jovan Viqentijeviq, kërkoi që lëndët të bëhen bashkë.

”Kërkesë për bashkimin e procedurës penale ndaj klientit që po zhvillohet në Gjykatën në Pejë, ku akuzohet me vëllain për vrasje”, deklaroi Vllajiq.

“Lidhur me kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave ne do t’i parashtrojmë në këtë gjykatë në formë të shkruar brenda afatit, por njëkohësisht do ushtrojmë kërkesë për bashkimin e procedurës penale ndaj të mbrojturit që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Pejës”, tha ai.

Por, kërkesa mori një kundërshtim të shpejtë nga prokurori Bekim Kodraliu, i cili potencoi se rasti është ende në fazën hetimore.

“Ai (avokati) është profesionist dhe duhet t’i kuptojë disa çështje juridike. Procedura penale në Pejë është duke u zhvilluar, është procedurë nën hetim dhe nuk ka mundësi ligjore që e njëjta lëndë të bashkohet me lëndën që është vetëm duke u zhvilluar. Ne nuk mund të ndërhyjmë në kompetenca të Gjykatës Themelore në Pejë, ngase do të pengonim hetimin në Pejë”, deklaroi Kodraliu, Prokuror në Prokurorinë Speciale.

Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq më 29 nëntor 2024, ne fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, kishin vendosur rreth 20kg eksploziv në pjesën e kanalit të “Ibër- Lepencit”, ndërsa Igor Dimoviq, akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Ibër Lepenc

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”
  • 22:37Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës
  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta