Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 08:50
Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vetaksident trafiku ka përfunduar me pasoja fatale për një të mitur dhe lëndim të rëndë për dy të tjerë.

Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ndodhi më 2 korrik 2025 rreth orës 00:00, kur një automjet tip “Renault Clio” me ngjyrë të gjelbër, i cili dyshohet se po drejtohej nga një 15-vjeçar me inicialet D.L., ka dalë nga rruga në hyrje të fshatit Treboviq, në aksin Pejë-Trestenikë.

Hetimet e para tregojnë se drejtuesi i mjetit nuk kishte arritur të përshtaste shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke humbur kontrollin dhe u përplas me pjesën ballore të automjetit në një shtyllë betoni në hyrje të një oborri.

Pasojat ishin tragjike: një nga pasagjeret, vajzë e mitur me inicialet M.N., rreth 15-vjeçar, humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa pasagjeri tjetër F.M., rreth 16-vjeçar dhe vetë shoferi D.L. u dërguan me urgjencë në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për gjendjen e tyre shëndetësore ka folur drejtori i Klininës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, vazhdon trajtimi,” tha Syla, duke shtuar se të dy pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë nga Njësiti i Trafikut Rajonal në Pejë.

Më shumë nga Lajme

  • 17:42KEDS njofton për punime në rrjet, këto zona mund të mbesin pa rrymë dy ditët në vijim
  • 17:35Rama nis pushimet në jug të vendit
  • 17:30LBK: Mos i kërcënoni prodhuesit vendorë – Mjaft më me qasje që dëmtojnë besimin ndaj prodhuesve tanë
  • 17:28Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës
  • 17:27U hodh në ujë për t’u freskuar nga vapa, por 14-vjeçari humbi jetën tragjikisht