Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, të ndodhura më 26 tetor në Rahovec dhe Gjakovë.
Në rastin e parë, në Rahovec, rreth orës 16:00, dy viktima, babë e bijë, kanë raportuar se djali dhe vëllai i tyre, një mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Gjakovë, rreth orës 21:00, është raportuar se një grua ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
·Rahovec 26.10.2026-16:00. Dy viktimat babë dhe bijë, kanë njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali-vëllai), në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
·Gjakovë 26.10.2026-21:00. Është njoftuar se viktima ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.