Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

GD
Gazeta Demos23 qershor 2026 në 10:49
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17 vjeçe) humbën jetën në një aksident tragjik në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e kaluar, gjatë kohës kur dy motrat po udhëtonin drejt Gjermanisë për të vizituar të afërmit e tyre. Sipas raporteve të policisë gjermane dhe mediave zvicerane, në aksidentin zinxhiror u përfshinë pesë automjete.

Mediat zvicerane dhe gjermane njoftojnë mbi një aksident të rëndë komunikacioni në Gjermani: Dy motra të moshës së re, Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17 vjeçe), të cilat jetonin në Olten të Zvicrës dhe kishin prejardhje nga Kosova, kanë humbur jetën në një aksident tragjik komunikacioni në autostradën gjermane A5.

Babai i vajzave ka rrëfyer mes lotësh se vajzat e tij u detyruan të frenonin në autostradë për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur më përpara, por një makinë që vinte pas tyre nuk arriti të ndalonte me kohë dhe u përplas me forcë të madhe pas automjetit të motrave. Përplasja rezultoi fatale dhe dy të rejat ndërruan jetë në vendngjarje.

Familja dhe mbarë rrethi i tyre në Olten janë tronditur nga kjo tragjedi. I ati i tyre u shpreh se vajzat ishin në lulen e rinisë dhe se ato e donin shumë jetën. 23-vjeçarja Erza sapo kishte përfunduar shkollimin e lartë profesional dhe punonte në Olten, ndërsa motra e saj më e vogël, Aulona, ishte në vitin e dytë të përgatitjes profesionale. Familja e pikëlluar ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur përgatitjet për t’i dërguar trupat e dy motrave në Kosovë, ku edhe do të bëhet varrimi i tyre. /Telegrafi

Më shumë nga Lajme

  • 12:26Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
  • 12:23Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete
  • 12:15Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën
  • 12:10“Turiste politike”, Hoti e Bajrami me akuza ndaj Osmanit – çfarë po ndodh brenda LDK-së?
  • 12:04Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, veprimet mbesin konfidenciale