Dy shtetas të Kosovës kanë përfunduar në duart e Policisë Kufitare gjermane vetëm pak para se të mbërrinin në Aeroportin e Memmingerbergut, pasi kontrollet zbuluan se ata po qëndronin në Gjermani pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur para dy ditësh.
Përveç procedimit penal, ata mund të përballen edhe me largim nga territori gjerman.
“Dy persona të moshës 22 dhe 32 vjeç, të cilët u ndaluan gjatë një kontrolli rutinë në rrugën hyrëse drejt Aeroportit të Memmingerbergut. Gjatë verifikimit të dokumenteve të identifikimit, policia konstatoi se të dy shtetasit e Kosovës nuk posedonin dokumentacionin e kërkuar për qëndrim të ligjshëm në Gjermani, Pas përfundimit të kontrolleve, ndaj tyre është iniciuar procedim penal për shkelje të Ligjit gjerman për Qëndrimin e të Huajve”, bëjnë të ditur autoritetet gjermane transmeton Klankosova.
Krahas procedurës penale, janë duke shqyrtuar edhe masat e mëtejshme administrative, përfshirë mundësinë e largimit të dy shtetasve të Kosovës nga territori gjerman.