Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy dronë nga territori i Serbisë dyshohet të janë parë në Kosovë: Rreth 30 minuta, dronët kanë qëndruar afër stacionit policor të Breznicës

GD
Gazeta Demos13 janar 2026 në 09:25
Dy dronë nga territori i Serbisë dyshohet të janë parë në Kosovë: Rreth 30 minuta, dronët kanë qëndruar afër stacionit policor të Breznicës

Dy dronë dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore të vendit. Të njëjtët vijnë prej territorit të Serbisë në zonën kufitare të Muqivërcës, sipas Paparacit.

I njëjti portal, nga institucionet e sigurisë, raporton se merr vesh që dronët kanë hyrë në territorin e Kosovës rreth orës 19:30-19:45 të natës së sontme pranë fshatit Novosellë të Kamenicës.

Po ashtu, bëhet e ditur se për rreth 30 minuta, dronët kanë qëndruar statikë edhe afër stacionit policor të Breznicës.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije që është njoftuar edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, të cilët kanë konfirmuar se dronët nuk u përkasin atyre.

Shkeljen e hapësirës ajrore të Kosovës nga Serbia përmes dronëve e kishte konfirmuar në shtator të 2025 edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Kohët e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, kishte deklaruar ai.

dronët

Më shumë nga Lajme

  • 15:02Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për përleshjen me armë në Gjakovë
  • 15:01Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale
  • 14:42Zemaj: Kush e pranon politikën e presionit, nuk ia do të mirën as LDK-së e as Kosovës
  • 14:39Tensionet në Kuvend, Gashi: Është koha që LDK-ja të flasë
  • 14:39Gërvalla: Zhurma nuk është metoda për të arritur sukses, duhet të ulemi në tavolinë