Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë procesuar 100 eurot për grupin e parë të studentëve. Këto para u procesuan vetëm dy ditë para se të mbahet balotazhi në disa komuna, ku në garë janë edhe kandidatë të partisë së Kurtit.
“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë”, ka thënë Kurti.
