Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy ditë afat për votimin e buxhetit, partive u bëhet thirrje për bashkëpunim

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 19:32
Dy ditë afat për votimin e buxhetit, partive u bëhet thirrje për bashkëpunim

Alarmi se shteti mund të mbesë pa buxhet në vitin 2026 u ndez kur më 26 tetor dështoj të formohet qeveria.

Mirëpo, deputeti i Vetëvendosjes, Faton Peci thotë se ligji e lejon që buxhetit ti jepet drita e gjelbër në institucionin legjislativ ani pse qeveria është në detyrë.

Andaj ai beson që mund të ketë vullnet politik nga të gjithë partitë politike për zgjidhje në interes të qytetarëve.

Miratimi i buxhetit nga qeveria ka afat vetëm edhe dy ditë, teksa Kuvendi duhet ta votojë atë deri më 31 dhjetor.

“Po ekziston mundësia që ligji për financat publike dhe përgjegjësitë e ka të definume të qartë, që ka mundësi në kuptimin që të kemi një aprovim të buxhetit por duhet të ketë vullnet politik mes partive politike, e prezantimin e një buxheti të tillë e bën Qeveria në detyrë edhe njëkohësisht është edhe mundësia tjetër që pavarësisht që nuk ka ose mund të mos ketë gatishmëri në nivel të Kuvendit për të aprovuar një buxhet është rregullativa ligjore që do të thotë viti pasues të jetë brenda kufijve aktual të buxhetit të vitit 2025 në të cilin është aprovuar në vitin 2024”, ka thënë Faton Peci deputet i LVV-së.

Që kjo është e mbështetur ligjërisht e thonë edhe organizata të shoqërisë civile.

Madje 21 prej tyre, të martën i kanë dërguar kërkesë presidentes së vendit, Vjosa Osmani për zgjidhje duke kërkuar miratim të buxhetit para zgjedhjeve.

Drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Blendi Hasaj thotë se mos votimi i buxhetit do të thellonte edhe më shumë krizën.

Nga zyra e Presidencës kanë thënë se brenda afatit kushtetues partitë politike do të ftohen për konsultime dhe Osmani do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit./teve1/

Më shumë nga Lajme

  • 15:07Ligji për Specialen, Tahiri: Pse s'procedohet në Kuvend, s’është dokument i NASA-s
  • 14:58Kurti paralajmëron 5 diga të reja, kërkon që bujqësia të mos mbështetet vetëm me subvencione
  • 14:37Remitancat nga diaspora arrijnë në 692 milionë euro në janar-gusht të këtij viti
  • 14:31Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën në Apelin e Posaçëm
  • 14:04Tragjedi në Treboviq të Pejës, humb jetën një 3-vjeçar