Një ndërtesë u përfshi nga zjarri sonte tek ”Praku i Qytetit” në Prishtinë.
GazetaDemos merr vesh nga tereni se dy njësi banesore janë përfshirë nga flakët, ndërsa pjesa tjetër e banesës nuk është prekur nga zjarri. Tani ka vetëm tym. Teksa zjarrfikësit ndodhen brenda dhe po përpiqen të shuajnë çdo vatër ku ka zjarr.
Ndryshe, Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri.