Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy armë dhe mbi 50 plumba, detaje nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, autorët ende të paidentifikuar

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 09:25
Dy armë dhe mbi 50 plumba, detaje nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, autorët ende të paidentifikuar

Kjo është fouristrada e bërë shoshë nga plumbat ku ndodheshin dy shtetasit Prelë Gjoni, 82 vjeç dhe djali i tij Lekë Gjoni 57 vjeç që mbetën të vrarë, ndërsa Lazër Bashi që u ndodh rastësisht në automjet u plagos.

Dy viktimat po ktheheshin nga shtëpia e vjetër në Dukagjin drejt Shkodrës kur ende pa dalë nga rruga e fshatit Xhan, dy shtetas ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur babë e bir dhe duke plagosur një tjetër.

I plagosuri u dërgua në Spitalin e Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Lazër Bashi i shpëtoi mrekullisht këtij atentati, ndërsa ndodhej në pjesën e pasme të fuoristradës.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën dhjetwra forca policie dhe efektivët e RENEA duke nisur kontrolle në zonë për identifikimin e më pas gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Policia ka konstatuar në vendngjarje mbi 50 gëzhoja plumbash, ndërsa janë përdorur dy armë, një automatik kallashnikov dhe një MP5 duke konfirmuar se të paktën dy persona kanë qëlluar në drejtim të fuoristadës ku ndodheshin dy viktimat.

Të afërmit e viktimave kanë treguar për policinë se Prelë dhe Lekë Gjoni nuk kishin konflikte dhe sipas tyre nuk kanë asnjë ide se kush mund të jenë autorët e vrasjes. Familjarët konfirmuan se një ditë para vrasjes babë e bir kishin shkuar në banesën e vjetër ku mbajnë disa bletë dhe se po ktheheshin normalisht drejt Grudës në Shkodër ku banojnë.

Dyshimet momentale të policisë për këtë vrasje janë te divorci i 57-vjeçarit tre muaj më parë me bashkëshorten e tij me të cilën ka 4 fëmijë. Megjithatë ende nuk ka prova konkrete që e lidhin vrasjen me divorcin, por kjo është pista ku grupi hetimor është fokusuar menjëherë pas vrasjes së dyfishtë.

Lekë Gjoni punonte me një kamion dhe ditët e fundit kishte ngarkuar materiale ndërtimi për një banesë në fshatin Gjuraj të Dukagjinit dhe po ashtu kishte edhe një eskavator bashkë me një shtetas tjetër të zonës që po ashtu punonin. Për policinë nuk njihej si person problematik, ndërsa nuk ka informacione për konflikte të jashtme të mundshme.

Policia vijon hetimet bashkë me prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa lidhja e provave me autorët e mundshëm mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, mungesës së sinjalit telefonik atje dhe faktit që rrugët dhe pyjet nuk kanë monitorim nga kamera sigurie.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 16:00 ndërsa policia mori njoftim për vrasjen në orën 17:20 pas një telefonate nga banorët e zonës për ngjarjen e rëndë ndërsa në vendngjarje efektivët mbërritën rreth orës 19:00 për shkak të largësisë duke i dhënë kohë autorëve mjaftueshëm që të largohen pa lënë gjurmë.

babëendearmë

Të ngjashme

Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër

Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër

20:09
Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq

Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq

16:47
Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

17:29

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin