Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga VV pas tendencës për deformim të historisë së UÇK-së, i papranueshëm financimi i eskpozitës

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 10:50
Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga VV pas tendencës për deformim të historisë së UÇK-së, i papranueshëm financimi i eskpozitës

Ish-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pas ekspozitës së Shkëlzen Gashit, duke e akuzuar këtë të fundit për deformim të historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e tij, Durmishi ka rikujtuar një përplasje të ndodhur në vitin 2005, duke pretenduar se në atë kohë e kishte përzënë personalisht Gashin nga zyrat e Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, arsyeja e përjashtimit kishte të bënte me, siç u shpreh, “tendencën për të deformuar historinë dhe luftën e drejtë të UÇK-së”.

Durmishi ka kritikuar gjithashtu institucionet për lejimin dhe financimin e, sipas tij, aktiviteteve që përçojnë narrativa të tilla, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

Postimi i plotë:

Për shkak të kësaj narrative të Shkëlzen Gashit, në vitin 2005, pas një përplasjeje të ashpër, personalisht e kam përzënë nga zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Tendenca e tij për të deformuar historinë tonë dhe luftën e drejtë të UÇK-së ka rezultuar me përjashtimin e tij nga Lëvizja.

Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra të tilla të marrin leje dhe të financohen nga institucionet tona

Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim.

hysen durmishi

Më shumë nga Lajme

  • 23:41“UÇK simboli që na bashkon”, Endriti emocionohet nga performanca e Yllit
  • 23:40Nesër, sërish protestë për çlirimtarët
  • 23:25Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme
  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale