Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Drenicasja Fatbardha Osaj emërohet Atashe Ushtarake në Shqipëri, e para grua në këtë pozitë nga FSK-ja

GD
Gazeta Demos25 qershor 2026 në 10:10
Drenicasja Fatbardha Osaj emërohet Atashe Ushtarake në Shqipëri, e para grua në këtë pozitë nga FSK-ja

Fatbardha Osaj nga fshati Klinë e Skenderajt është emëruar Atashe Ushtarake e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, duke u bërë gruaja e parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës që emërohet në këtë pozitë.

Vendimi për emërimin e saj është marrë nga Ministria e Mbrojtjes pas përfundimit të një procesi konkurrues përzgjedhës. Osaj doli kandidatja më e suksesshme në mesin e tre kandidatëve që ishin në garë për këtë post, shkruan Jepi zë.

Sipas rezultateve të vlerësimit, ajo arriti të grumbullojë 91 pikë nga gjithsej 100 të mundshme, duke u renditur e para dhe duke siguruar emërimin në detyrën e Atasheut Ushtarak.

Emërimi i saj konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm në karrierën personale, por edhe për përfaqësimin e grave në pozita të larta ushtarake dhe diplomatike.

Me këtë emërim, Fatbardha Osaj shkruan histori si gruaja e parë nga Kosova që merr detyrën e Atasheut Ushtarak, duke përfaqësuar vendin në Republikën e Shqipërisë.

Më shumë nga Lajme

  • 14:14REL: Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?
  • 14:02Hoti u kërkon deputetëve të nënshkruajnë kërkesën kundër dekretimit të Bashkim Nurbojës në BQK
  • 13:37Rama për të riun e lënduar në sy: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali
  • 13:30E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim
  • 13:28EULEX-i rrit praninë policore pranë pikave të kalimit Kosovë-Serbi, shkak zgjedhjet