Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur sot në një takim me anëtarët e saj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, për të diskutuar planin e punës të Doganës për vitin 2026 si dhe fuqizimin e bashkëpunimit.
Në njoftim thuhet se në hapje të diskutimit, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, vlerësoi pozitivisht partneritetin ndërmjet dy institucioneve, si dhe siç thuhet, lavdëroi reformat e vazhdueshme të ndërmarrë nga Dogana e Kosovës përgjatë viteve, duke e dalluar këtë institucion në mesin e organizatave homologe në Ballkan.
“Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, foli për synimet e vazhdueshme të institucionit të cilin ai e drejton për lehtësimin e tregtisë dhe mbështetjen e sektorit privat për realizimin e objektivave të tij brenda kornizës ligjore. Ai tha se të gjithë treguesit e performancës për vitin 2025 janë më të mirë krahasuar me vitet paraprake, duke theksuar përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve që reflektohet edhe me rritjen e numrit të zyrtarëve doganorë”.
