Ka përfunduar marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova u mblodhën në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.

Në këtë marsh pjesëmarrëse ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.