Juniku shënon një arritje të rëndësishme në fushën e shëndetësisë. Dr. Meti Kuçi ka përfunduar me sukses specializimin në lëminë e Kardiologjisë, duke u bërë kështu kardiologu i parë nga Juniku.

Dr. Kuçi konsiderohet një mjek premtues në këtë fushë, me fokus të veçantë në Kardiologjinë invazive, një degë shumë e rëndësishme dhe kërkuese e mjekësisë moderne. Specializimi i tij përfaqëson një hap domethënës drejt avancimit profesional dhe një kontribut të çmuar për shëndetësinë në përgjithësi.