Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dosja përfundimtare, mbrojtja: Thaçi i kushtoi jetën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

GD
Gazeta Demos7 prill 2026 në 19:14
Dosja përfundimtare, mbrojtja: Thaçi i kushtoi jetën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Luka Misetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale që ta shpallë të pafajshëm dhe ta lirojë menjëherë klientin e tij, në versionin e dosjes përfundimtare gjyqësore, të dorëzuar fillimisht si konfidenciale më 19 janar 2026, shkruan Demokracia.com.

Së fundmi, më 27 mars, mbrojtja e Thaçit dorëzoi “versionin e redaktuar publik të dosjes përfundimtare gjyqësore”, i cili është publikuar edhe nga gjykata.

Avokati Misetiq, ndër të tjera, ka thënë se Prokuroria e Hagës ka bërë përpjekje për ta rishkruar historinë e Kosovës, duke e transformuar UÇK-në në një Ndërmarrje Kriminale të Përbashkët.

“Përpjekja e ZPS-së për të rishkruar këtë histori – për të transformuar një luftë çlirimtare, të mbështetur nga demokracitë kryesore të botës, në një NPK – nuk mbështetet nga faktet”, ka thënë Misetiq në dosjen përfundimtare.

Në vazhdim, ai ka theksuar se jeta dhe karriera e Hashim Thaçit i janë kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe se dënimi i tij do të ishte një dështim i rëndë i drejtësisë.

“Jeta dhe karriera e Thaçit i janë kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Dënimi i tij, bazuar në një teori që injoron mungesën e tij fizike, mungesën e kontrollit efektiv ose lidhjes me paraburgimet, si dhe përpjekjet e tij të dokumentuara për të promovuar paqen, do të ishte një dështim i rëndë i drejtësisë”, thuhet nga mbrojtja e Thaçit.

“Prokuroria zgjodhi të ndërtonte një rast që mbështetet në mënyrë të konsiderueshme në deklaratat e kundërshtarëve të ashpër politikë të Thaçit pas formimit të TFHS-së dhe ZPS-së, të cilët kishin motive të dukshme për ta diskredituar politikisht përmes dëshmive të rreme”, thuhet ndër të tjera në dosjen përfundimtare.

Mbrojtja e Thaçit i ka kujtuar trupit gjykues se Gjykata Speciale ishte krijuar për të hetuar akuzat e senatorit Dick Marty, raport i cili, sipas saj, nuk ishte gjë tjetër veçse produkt i një fushate dezinformimi rus.

“I themeluar nga Kuvendi i Kosovës, kryesisht për shkak të përpjekjeve politike të vetë Thaçit për të hetuar dhe ndjekur penalisht akuzat kryesore në ‘dokumentin themelor’ të gjykatës, të ashtuquajturin ‘Raporti i Marty-t’, procesi ligjor ka vërtetuar se akuzat e pabaza për ‘trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore’ nuk ishin gjë tjetër veçse produkt i një fushate dezinformimi rus, siç konfirmohet nga gjenerali Wesley Clark”, thuhet në deklaratën e Misetiqit. /EO

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë