Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dosja e Prokurorisë ndaj Popoviqit: Me fjalimin e tij nxiti publikisht urrejtje dhe mosdurim midis serbëve dhe shqiptarëve

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 13:25
Dosja e Prokurorisë ndaj Popoviqit: Me fjalimin e tij nxiti publikisht urrejtje dhe mosdurim midis serbëve dhe shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë më 20 korrik 2025 ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, pasi u arrestua në pikën kufitare të Bërnjakut nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar kërkesën e Prokurorisë Speciale, përmes të cilës është kërkuar që Popoviqit t’i caktohet masa e paraburgimit, nën dyshimin se nxiti urrejtje mes shqiptarëve dhe serbëve përmes fjalimit të tij në Rahovec.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me dashje dhe dijeni, më 18 korrik 2025, rreth orës 12:00, në Rahovec, ju kishte drejtuar një mase të papërcaktaur të personave duke pasur në dijeni se fjalimi i tij përcillet nga mediat, me fjalimin e tij ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis serbëve dhe shqiptarëve me fjalët me përmbajtjen – mënyrën që mund të prishë rendin publik.

Në Dosje citohen fjalët që dyshohet se Popoviq i kishte thënë gjatë fjalimit në Rahovec:

“ …Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit, Metohisë, Kosovës e Metohisë për shkak se janë vendas dhe i kanë rrënjët këtu dhe nuk lejojnë që dikush ti shpall okupator, ardhacak dhe ti përzë nga këtu…”

“… Pak janë për shkak të krimet të rënda që kanë ndodhur në tërë Metohinë nga të cilët më i rëndi ishte vrasja e fëmijëve në Gorazhdec dhe se të shpërngulurve në çdo mënyrë iu mohohet kthimi… ”

“ ….Neve na mbetet të jemi krenar me trimërinë e viktimave dhe vëllezërve të mbetur këtu dhe të mëtojmë që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe, që këtu të ndërtohen shtëpi serbe dhe shkolla serbe, të lindin fëmijët serbë, të ekzistojnë institucionet serbe dhe kjo është detyrë e Zyrës për Kosovën e Metohinë dhe për Qeverinë e Serbisë ”, thuhet në kërkesë.

Andaj sipas Prokurorisë, Popoviq dyshohet se ka nxitur në mënyrë publike urrejtje dhe përhapur mosbesimin e mostolerancën në diversitetin e grupeve kombëtare që jetojnë në Kosovë dhe ka cenuar bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve që po jetojnë në Kosovë.

Me këto veprime, Popoviq dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” neni 141, paragrafi 1 i Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas PSRK-së, paraburgimi duhet të caktohet pasi janë përmbushur kushtet për caktimin e kësaj mase dhe se kundër të pandehurit kanë filluar hetimet, ai nuk ka vendbanim apo vendqëndrim në Kosovë, dhe se është shtetas i Serbisë, e cila rrethanë paraqet rrezik real për ikjen e tij, rrjedhimisht ta zvarrisë procedurën penale.

Ndryshe, Policia kishte raportuar se Popoviqit gjatë ndalimit i janë sekuestruar edhe dy telefona.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte deklauar se “institucionet e sigurisë nuk do të tolerojnë ofendimet dhe shtrembërimet e historisë së Kosovës”, duke shtuar se ndaj Popoviqit do të veprohet në përputhje me ligjet në fuqi.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike