Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana sekuestron cigare pa banderole në vlerë 15 mijë euro, u gjetën në garazhën e një shtëpie

GD
Gazeta Demos12 mars 2026 në 11:22
Dogana sekuestron cigare pa banderole në vlerë 15 mijë euro, u gjetën në garazhën e një shtëpie

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 44 pako cigare pa banderola gjatë një kontrolli në garazhin e një shtëpie në Prishtina.

Sipas njoftimit, vlera e cigareve të dyshuara si të kontrabanduara është rreth 15 mijë euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten mbi 30 mijë euro.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, pronari i mallit është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa cigaret e gjetura janë konfiskuar.

Njoftimi:

Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë

Prishtinë, 12 mars 2026 – Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative dhe pas marrjes së autorizimit për ndërmarrjen e veprimeve nga Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë realizuar një kontroll në garazhin e një shtëpie në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 44 pako cigare pa banderola, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme e këtyre cigareve vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30,000 euro.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, personi i dyshuar – njëkohësisht pronar i mallit – është intervistuar lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa malli i gjetur është konfiskuar.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm, duke bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë për trajtimin e rasteve të tilla.

Dogana

Më shumë nga Lajme

  • 17:04Lladrovci: PDK i dha drejtim historisë së re të Kosovës dhe kombit
  • 16:37Nis protesta në Bruksel, kërkohet drejtësi për çlirimtarët
  • 16:37Ulutas përfundon mandatin: Siguria sot, shumë më e mirë se më 1999
  • 16:20Arifi: Po neglizhohet çështja e Speciales, kërkohet urgjentisht task-forcë shtetërore
  • 16:19Gjatë fundjavës, më pak udhëtarë nga Kosova drejt Shqipërisë