Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana me kontrolle të detajuara: Kapen mallra të falsifikuara

GD
Gazeta Demos9 shtator 2025 në 14:44
Dogana me kontrolle të detajuara: Kapen mallra të falsifikuara

Zyra Doganore në Prishtinë ka realizuar një sërë aksionesh të suksesshme në luftimin e tregtisë me mallra të falsifikuara. Përmes kontrolleve të detajuara janë ndaluar raste të ndryshme që synonin futjen në treg të produkteve pirate, të cilat dëmtojnë konsumatorin dhe ekonominë vendore.

Mallrat e ndaluara, pas verifikimit, do t’i nënshtrohen asgjësimit, ndërsa ndaj subjekteve importuese janë inicuar procedurat ndëshkimore kundërvajtëse.

TAFT – Në një ngarkesë u gjetën 3000 copë preparate për flokë të markës TAFT, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si falsifikate. Produktet ishin destinuar për tregun vendas, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.BMW, AUDI, MERCEDES – Në një rast tjetër, Dogana ndaloi aksesorë të ndryshëm me markat BMW, AUDI, Mercedes dhe VW, gjithsej 7200 copë.

Produktet ishin të falsifikuara dhe të destinuara për t’u shitur si origjinale.AREON – Gjatë kontrollit të detajuar u ndalua një sasi prej 9000 copë aromash për vetura të markës Areon, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si kopje joautentike.

CHANEL – Zyrtarët doganor zbuluan një ngarkesë me 944 copë bizhuteri të markave të njohura të luksit, si Louis Vuitton, Gucci dhe Chanel, të importuara nga Kina, të falsifikuara dhe të paautorizuara për treg.COS – Në dy raste të ndara, zyrtarët doganor ndaluan 623 copë farmerka të markës COS, nga Turqia, të cilat, pas verifikimeve, rezultuan të dyshuara si mallra pirate.REEBOK – Po ashtu, Dogana ndaloi një ngarkesë me 3700 veshje tekstili të markës Reebok, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si produkte të falsifikuara.Këto raste dëshmojnë përkushtimin dhe vigjilencën e Doganës së Kosovës në parandalimin e qarkullimit të mallrave të falsifikuara dhe rithekson vendosmërinë e saj në luftimin e tregtisë me mallra pirate, duke mbrojtur konsumatorin, bizneset e ndershme dhe shoqërinë nga efektet negative të kësaj dukurie.

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit