Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana jep detaje për kapjen e 30 mijë eurove në Bërnjak: Është konfiskuar 25% e shumës totale

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 11:54
Dogana jep detaje për kapjen e 30 mijë eurove në Bërnjak: Është konfiskuar 25% e shumës totale

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga shtetas të huaj, ku gjatë intervistimit fillestar personat e ndaluar janë pyetur nëse posedonin mallra apo mjete monetare për deklarim, me ç’rast kanë deklaruar se nuk kishin asgjë për të deklaruar.

Pas kësaj, bëhet e ditur se është kryer një kontroll i detajuar i automjetit, përfshirë hapësirën e brendshme, bagazhin dhe një çantë personale krahu që përdorej për ruajtjen e dokumenteve, mjeteve monetare dhe sendeve të tjera personale, ku janë hasur mjetet monetare të padeklaruara.

Pas numërimit dhe verifikimit, është konstatuar se shuma totale e mjeteve monetare tejkalonte kufirin ligjor prej 10,000 euro, i cili obligon deklarimin pranë autoriteteve doganore.

Në çantën personale janë gjetur mjete monetare në dy valuta:

-25,515 euro;

-565,060 dinarë serbë me vlerë të përafërt prej 4,813 euro.

Vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara ka shkuar në 30,328 euro.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, personi është njoftuar për masat administrative të ndërmarra. Me këtë rast, është konfiskuar 25% e shumës totale, ndërsa 75% e shumës është ndaluar përkohësisht deri në verifikimin e burimit dhe ligjshmërisë së prejardhjes së mjeteve monetare. Rasti do të trajtohet nga sektori kompetent i hetimeve për procedurat e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 18:46Ambasada gjermane: Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, kontra-produktive
  • 18:37PDK i kërkon Deharit ta thërrasë nesër vazhdimin e seancës konstituive: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend
  • 18:23Ky raportohet se është personi i ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 18:01Digjet një magazinë me duaj sane në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë zjarrin
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje